BOTA

Atentat me armë zjarri ndaj një emigranti në Greqi, 3 persona të dyshuar, mes tyre dhe një grua

20:24 - 04.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçar me origjinë nga Gjeorgjia, është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një person në Selanik, Greqi.




Ngjarja ndodhi në zonën e Stavroupolit të Selanikut, Greqi, rreth orës 14:00, kur 41 vjeçari sapo parkoi motorrin e tij buzë rrugës e hoqi kaskën mbrojtëse, një makinë tip ‘xhip’ i është afruar për të vërshuar plumba karshi tij, duke gjetur vdekjen në vend.

Sipas uniformave blu, janë të përfshirë 3 persona në atentat, mes tyre e një grua.

Mediat greke raportojnë se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë sipas autoriteteve 41 vjeçari nuk është person i panjohur për ta, pasi ishte arrestuar më parë si anëtar i një organizate kriminale.

Njoftimi i Policisë Greke:

Mesditën e sotme (04-05-2024) në zonën e Stavroupoli ka gjetur vdekjen në rrugë një shtetas 41-vjeçar, me dy plagë me armë zjarri. Në vendngjarje shkoi një ekip nga Nëndrejtoria e Hetimeve Kriminale të Greqisë së Veriut për të eksploruar zonën. Hetimet paraprake po kryhen nga punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale të Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.