BOTA

Përmbytje prej reshje të dendura shiu në Brazil, raportohet për 57 viktima dhe 373 persona të zhdukur

21:29 - 04.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brazili është përfshirë në reshje të dendura shiu që kanë pasuar në përmbytje, duke lënë 57 viktima dhe 373 të zhdukur.




Qeveria vendase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa autoritetet po monitorojnë nga afër digat që nuk janë projektuar për të trajtuar një vëllim kaq të lartë uji.

“Humbjet materiale janë gjigande, por fokusi ynë në këtë moment janë shpëtimet. Ka ende njerëz që presin ndihma.”– u shpreh Guvernatori brazilian Eduardo Leite.

Sipas CNN, më i prekuri nga shteti i Brazilit është Rio Grande do Sul, e cila është goditur më shumë nga luhatjet ekstreme të motit këto vitet e fundit, pasi vetëm në shtatorin që lamë pas, vdiqën 54 njerëz prej ciklonit subtropikal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.