Kronikë

Vritet gjatë natës punonjësi i shërbimit pyjor

08:18 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar është vrarë gjatë natës në fshatin Mjekës, të Elbasanit. Sipas policisë lokale viktima është Ardi Bodurri, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan.




37-vjeçari ka qenë duke ushtruar pasionin e gjuetisë dhe dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga gjuetarët e tjerë që ishin me të.

Bodurri është qëlluar pas kokës, ndërsa ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Elbasanit. Ndërkohë që policia ka shoqëruar personat që ishin me 37-vjeçarin, të cilët dyshohet se e kanë qëlluar gabimisht.  Ardi Bodurri prind i dy fëmijëve dhe jetonte në qytetin e Elbasanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.