Horoskopi

Horoskopi i datës 13 Janar 2019

00:00 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për të lindurit në këtë shenjë, kjo ditë do t’ju përballë me një sfidë. Mos u frikësoni dhe mos dyshoni në suksesin tuaj, pasi do t’ju mbështesin miqtë më të afërt. Në dashuri keni besim tek vetja juaj dhe anashkaloni këshilltarët e “mençur”. Përgjigja me takt ndaj një personi që ju acaron, është tepër efikase.

Do të kujtoni një moment të bukur, i cili do t’ju bëjë të harroni problemet që keni. Do keni kënaqësi dhe mendje të qetë, por nuk duhet të harroni premtimet që i keni bërë një mikut tuaj të ngushtë. Mbrëmja do të mbyllet me një valë pozitive nën hijen e një romance.

 

Për binjakët data 13 janar do të jetë plot surpriza dhe plot emocione të ndryshme.  Dita do të vijojë me një takim të rastësishme, ndërsa në fund të saj një problem brenda familjes do t’ju shqetësojë paksa, por me zgjuarsinë tuaj do të zgjidhni gjithçka.

Për gaforret, dita e diel do të kalojë pa vënë re. Çështjet e brendshme, udhëtimet e vogla janë prioritet këtë ditë. Të afërmit ose miqtë do të kërkojnë vëmendje të veçantë, ndaj nëse ua kushtoni do të eliminoni problemet e tyre.

Menaxhoni i kohës dhe kursimi i energjisë do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja sot. Detyra kryesore e së dielës mund të jenë punët e shtëpisë, argëtimi me fëmijët. Në një moment do të dëgjoni një telefonatë ku partneri juaj ju shpreh ndjenjat.

Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Çështjet financiare dhe të brendshme nuk do të kërkojnë energji nga ju. Nuk është dita e duhur për të bërë shpenzime të shtrenjta, ndaj mund t’i lini ato për një ditë tjetër.

Dita e sotme do të këtë nuanca negative, e cila mund t’ju prishë planet e fundjavës. Dikush që nuk ka marrë atë që donte prej jush, do t’ju shqetësojë. Për këtë do të keni një rrugëdalje, mosveprimi i menjëhershëm në fund të ditës.

Edhe pse dëshira e akrpëve për të pushuar këtë të diele do të jetë e madhe, ajo duket paksa e pamundur. Dita do t’ju marrë kohën më të madhe duke pastruar shtëpinë dhe duke u përgatitur për një javë të re në punë.

Ndodhitë e së dielës do të kënaqin shigjetarët. Dëshira për të ndenjur me miqtë, për të organizuar një festë do të jetë e madhe, por duhet të merrni në konsideratë edhe mendimin e familjes, pasi ka nga ata që mund të mërziten nga kjo gjë.

Kjo do të jetë një ditë me fat për Bricjapët në çështje, të cilat do të sjellim fitime financiare të kënaqshme. Por nga ana tjetër për sa i përket miqësisë, dashurisë dhe familjes do të përballeni me një situatë të tensionuar.

Këtë ditë Ujori do të shohë vetëm përpara dhe ajo që do t’i duket si një vend i errët së shpejti do të perceptohet si një vend plot dritë. Fundi i ditës rrit gjasat e udhëtimeve dhe takimeve të suksesshme. Sidoqoftë, nuk rekomandohet të kaloni shumë kohë pas timonit të një makine.

Sot Peshqit rrezikojnë të humbasin harmoninë e tyre të brendshme. Mund të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmë për të rivendosur ekuilibrin emocional. Për sa i përket ndjenjave, ju nuk do të ndiheni të kënaqur për shkak të disa ngjarje të pakëndshme. Një këshillë për “Peshqit e vetmuar” do të ishte të mos dëgjonin atë çka thonë të huajt për ju.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.