AKTUALITET

Arrestohet 56-vjeçari nga Kruja, ju gjetën 130 bimë dhe 770 fidanë kanabis

14:14 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë Shefqet Disha 56 vjeç, dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj kryetarit të fshatit Verion. H.D 71 vjeç, 56- vjeçari  Disha  i`u sekuestruar 130 bimë dhe 770 fidanë të dyshuara Cannabis Sattiva në vendin e quajtur Lapare në fshatin Verion

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.