17 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri të rënë në një hotel në pjesën perëndimore në kryeqytetit në Nju Delhi në Indi. Të paktën kështu ka bërë të ditur policia e këtij vendi.
Mandeep Singh Randhawa, zëdhënësi i policisë, u shpreh se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.
Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë shpëtuar 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.
Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.
Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.
Shfaq Komentet (0)