![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti në detyrë, Bujar Nishani i ka uruar fitoren presidentit të ri, Ilir Meta. Me anën e një mesazhi telefonik, ai ka uruar Metën përmbushjen e lartë të detyrës së re si president i Republikës së Shqipërisë. Detyra e presidentit Nishani përfundon në 24 korrik, ku dhe do të marrë postin presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta, aktualisht kreu i LSI. Ndërsa ende s’dihet kush do të marrë drejtimin e LSI.
Ndërkohë urime të tjera vijnë për kreun e ri të shtetit, nga liderët e Kosovës, Hashim Thaçi, Veseli dhe Bexhet Pacolli. Gjithashtu, presidentin e ri e ka telefonuar edhe ministri i Jashtëm i Greqisë i cili aktualisht ndodhet në Maltë.
Shfaq Komentet (0)