Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë emëruar sot dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kështu, bëhet e ditur se dy zëvendësministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.
Kujtojmë këtu se Shtino ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Lorena Haxhiu ka mbajtur postin e drejtoreshës për rininë në Ministrinë e Arsimit.
Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin, e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit.
Vendimet nuk janë publikuar ende nga Kryeministria, ndërkohë që pas 15 ditësh ato botohen dhe hyjnë në fuqi në fletoren zyrtare.
Shfaq Komentet (0)