BLUETOOTH

Të gjithë morën trëndafila, por surpriza që i bëri bashkëshorti aktores shqiptare s’ka të paguar

18:00 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e Shën Valentinit, aktorja Teuta Krasniqi është lumturuar shumë nga surpriza që partneri i saj Adonis Morina i bëri për festën e Shën Valentinit. Dhe jo! Nuk është një dhuratë luksoze, por një gjest mjaft i thjeshtë dhe mbi të gjitha, i ndjerë. Bashkëshorti i saj ka gdhendur në mes të dy shpatullave një herë e përgjithmonë, syrin e aktores.




Teuta vetë ka qenë ajo që e ka bërë publike “dhuratën” përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “Trupi është ditari yt dhe tatuazhet janë historia jote. Zemër faleminderit për dhuratën më domethënëse dhe të çmuar ndonjëherë. Ti je historia ime e dashurisë, historia e jetës, Shën Valentini im, t’du!”- shkruan Krasniqi. Një dhuratë vërtetë e veçantë që do mbahet mend përgjithmonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.