![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dritan Ylli ka publikuar ditë e sotme një foto të “trishtë” nga rruga që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Trafikun e krijuar në këtë aks, kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, e ka sjellë në rrjetet sociale. Sipas Yllit, në prag të sezonit turistik, institucionet duhet të ndërhyjnë në këtë rrugë, që është e ngushtë dhe e pa ndriçuar, duke sjellë probleme për të gjithë pasagjerët.
“Shikoni c’ndodh sot ne rrugen qe lidh Shqiperine me Malin e Zi, permes pikes doganore te Muriqanit ! Rruga me fluksin me te madh te qytetareve qe kalojne nga njeri vend ne tjetrin ! E ngushte sa me s’ka dhe e pandricuar! Jemi perpara sezonit turistik !
Apel institucioneve te bejne sa me pare ndricimin e rruges! Duhet patjeter te mendohet per nje plan zgjerimi te kesaj rruge, qe do te ndihmonte shume zhvillimin e turizmit, biznesit te sherbimeve dhe punesimit ne rrethin e Shkodres !”, ka shkruar kreu i Inspektoriatit të Punës në Facebook.