Uanda Nara, gruaja dhe agjentja e Mauro Ikardit, konfirmon fjalët e saj thënë për situatën e fundit të sulmuesit zikaltër dhe qëndrimin e tij me fanellën e Interit. Nëpërmjet mikrofonit të “Striscia la Notizia”, në puntatën që do të transmetohet sot në mbrëmje, ajo ndër të tjera ka saktësuar. “Familja jonë është interesante. Jemi në Milano dhe këtu do të qëndrojmë.
Jam e sigurt me 100%. Kemi rinovuar qëndrimin në shkollë të fëmijëve, ndaj as nuk e mendojmë largimin. Nëse do t’ia kthejnë shiritin e kapitenit Mauros? Ta shohim si do të shkojë, por për ne nuk është aspak problem”.
Shfaq Komentet (0)