![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sekretarin organizativ të selisë blu, Sahit Dollapi, i cili është shtruar në spitalin e Traumës pasi u dhunua nga forcat FNSH.
Dollapi u la i lirë nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u lëndua gjatë ditës së djeshme në përplasje me policinë në rrugën afër Kuvendit të Shqipërisë.
Basha ka qëndruar pak minuta në ambientet e spitalit të Traumës, ndërsa ka deklaruar për mediat se protestat do të vijojnë.
“Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”-theksoi Basha.
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi vijon të marrë ndihmën mjekësore pasi sipas bluzave të bardha ai ka pësuar dëmtime në pjesën e shpatullës.
Shfaq Komentet (0)