Show-Bizz

Zbulohet mashtrimi/ Ermali dhe Elvana nuk kanë marrë pjesë në Festivalin e Kanës

13:39 - 20.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi se Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë pjesë e Festivalit të Kanës ka shoqëruar që nga dita e djeshme mediat në vendin tonë. Por ditën e sotme ka qarkulluar edhe lajmi se në fakt Ermali dhe Elvana na kanë mashtruar, pasi filmi “2 Gisht Mjaltë” nuk merr pjesë në festivalin e famshëm të filmit.  Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.




Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij. Kundrejt një tarife secili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda. Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.