Këngëtari Gëzim Nika ka qenë i ftuar mbrëmjen e së shtunën në spektaklin “Mos i fol shoferit”. Duke kërcyer këngën e tij, moderatorja e ka ngacmuar Gëzimin, duke e pyetur se kush është zogu që ngrihet në hava, pjesë kjo e shkëputur nga kënga e tij. Fill pas kësaj nuk kanë munguar të qeshurat dhe batutat në studio.
Biseda
Rudina: Kush është ky zogu që ngrihet për hava?
Gëzimi: Tani kjo puna e zogut është pak problem.
Rudina: A mendojnë të gjithë për atë zogun që mendoj unë?
Gëzimi: Po, po! Rreth atij zogut është. Përshembull një femër e bukur si je ti, është mollë e ndaluar për mua dhe për të tjerët. Se ti je e martuar. Kur të sheh mashkulli thotë “Mjerë kush të pa e lum kush të ka, ma ngren zogun për hava”
Rudina: Prapë se kuptova kush është zogu
Gëzimi: Ti biem shkurt kur shef një gjë të bukur diçka tundohesh, diçka lëviz.
Rudina: Lëviz zogu.