Fadil Berisha është ndër fotografët më të famshëm në botë. Dhjetëra emra të njohur kanë kaluar në objektivin e tij, duke u shndërruar kështu në të preferuarin e VIP-ave. Por duket se edhe vetë Fadili e ka një të preferuar. Ish-miss Shqipëria, Valbona Çoba është edhe modelja e parë shqiptare që ai ka fotografuar. Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të saj, të cilën e kishte realizuar para njëzet viteve.“Fotografimi i modeles së parë shqiptare para 20 vjetëve Valbona Çoba. Modele e bukuri”, ka shkruari ai në rrjetet sociale.
Shfaq Komentet (0)