Mos pranimi i një darke ku ishte i ftuar Vladimir Putin i ka kushtuar aktores jo pak. Ornella Muti u dënua me 6 muaj dhe një gjobë prej 500 euro për tentim mashtrimi në Gjykatën Supreme. Vite më parë ajo kishte mashtruar, duke thënë se ishte e sëmurë, për të mos marrë pjesë në një darkë me liderin rus, Vladimir Putin dhe me aktorin e famshëm amerikan, Kevin Costner. Ornela kishte tashmë një kontratë, prej 24 mijë euro dhe duhet të ishte e pranishme në Teatrin Verdi të Pordenone. Dënimi u pezullua, pasi aktorja bukuroshe Muti pagoi 30,000 dollarë dhe teatri përgënjeshtroi praninë e aktores.
Shfaq Komentet (0)