Kryeprokurorja Arta Marku prezantoi në seancën e sotme plenare raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018. Por duket se para se të ngjitej në foltoren e Parlamentit, Marku i është rikthyer edhe njëherë shënimeve. Pasiguria, apo edhe një vështrim i fundit kanë bërë që kryeprokurorja ti shikonte edhe njëherë të dhënat që ka në fletët e saj. Edhe gjatë fjalimit, Marku nuk i ka ndarë sytë nga letra që mbante përpara, duke mos rrezikuar që të gabonte në shifra apo të dhënat zyrtare nga organi i akuzës.
Shfaq Komentet (0)