AKTUALITET

“Nis nga 1500 euro”/ Ja sa do ta kenë rrogën prokurorët e SPAK

13:46 - 21.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një intervistë për DW ka folur më shumë për funksionimin e SPAK.  Sipas tij, është menduar që për të minimizuar mundësinë e korrupsionit, prokurorëve t’ju jepet një rrogë e majme, që nis me 1500 euro, me pretendimin për të shkruar deri në 2500 euro. “Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda.




Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro”, ka thënë Ibrahimi për DW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.