BOTA

Orët e para dramatike të Kryeministrit të ri britanik

14:40 - 29.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa pamje të publikuara nga mediat britanike tregojnë momentet nga një javë e trazuar në politikën britanike, pasi udhëheqësi i partisë konservatore Boris Johnson përgatiti fjalimet e tij të para zyrtare si Kryeministër.




Fotografitë janë realizuar përgjatë 6 orëve mes publikimit së rezultatit të lidershipit dhe takimit me Mbretëreshën të mërkurën. Në pamje shihet atmosfera gjatë orëve të para të punës së kryeministrit  britanik.

Ka qenë fotografi Andrew Parsons ai që ka punuar ngushtë me Boris Johnson për 11 vitet e fundit, i cili ka realizuar fotografitë.

Por këtë javë ai kishte aparatin e tij në një zyrë më të afërt të Johnson, në selinë e fushatës konservatore dhe më pas në Downing Street, ndërsa ai punonte me ndihmësit për të nxjerrë mesazhin e tij të parë tek publiku.

“Unë kam ruajtur disa momente ku tensioni ka qenë i lartë”, ka deklaruar Parsons, duke shtuar se shpreson të vazhdojë të punojë me kryeministrin e ri.

777 666 55555555 444444 222222 1111111111 johnson
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.