Bashkëpunimi i fundit i Taynes me Dafina Zeqirin rezultoi shumë i suksesshëm dhe mori miliona klikime për një kohë shumë të shkurtër. Kjo këngë u pelqye shumë edhe nga artistët shqiptarë të cilët i shprehen mbështetjen e tyre dyshes, ku një ndër to ishte dhe Rita Ora.
Rita shprehi mbështetjen e saj në Instagram ku pasi postoi pak nga kënga e Taynes dhe Dafines u bëri dhe shumë komplimenta që padyshim i gëzoi shumë dy këngëtaret. Megjithatë pati dhe kritika për dy këngëtaret që sipas ndjekësve e kishin tepruar por ajo që askush nuk e priste erdhi nga reperja shqiptare.
Këngëtarja Melinda Ademi ka publikuar një video ku në sfond dëgjohet kënga e Drake “Mob Ties” dhe ndersa qesh bën krahasimin me këngën e Taynes duke e ironizuar si kopjim. Pavarësisht se ngjashmeria ekziston, nuk dihet nëse është huazim apo kopjim, por presim reagimin e dy këngëtarëve pasi as Tayna dhe as Dafina nuk kanë bërë ndonjë koment në lidhje me këtë lajm.