Një moment i pazakontë, Sao Paulo, një ndër qytetet më të mëdha të Brazilit, është zhytur në errësirë në mes të ditës.
Kjo pasi metropoli i Brazilit ndodhet vetëm 2.000 milje larg nga flakët që kanë përfshirë Amazonën ditët e fundit. Tymi i flakëve u bashkua me një front të ftohtë atmosferik, duke krijuar një mbulesë smogu.
Zjarri ka prodhuar sasi të mëdha tymi të dukshme nga hapësira, të cilat e mbuluan qytetin për një orë pasditen e djeshme me orën lokale.
Ky fenomen natyror tronditi qytetarët, të cilët siç raportojnë mediat e huaja thërrisnin të shokuar: “Apokalipsi!” “Gjykimi i fundit po vjen!”
Shfaq Komentet (0)