AKTUALITET

‘I pari la shtatëzënë shoqen time, tjetrin e njoha kur ishte në burg’, drama e nënës së 3 fëmijëve me 3 ish-partnerët

14:45 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e pazakontë e një 31-vjeçareje, nënë e 3 fëmijëve, të ardhur në jetë nga 3 bashkëjetesa të ndryshme, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Telashët për Inën nga Korça nuk kanë të sosur, ndërsa rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, ku e vetme rrit tre fëmijët.
Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, 31-vjeçarja tregoi se bashkëshortin e parë e kishte njohur në moshë fare të re. “Familja ime përbëhet nga 2 prindërit punëtor dhe një vëlla që me ka falur shumë. Prindërit dhe vëllai me kanë ndihmuar shumë dhe pa ata nuk do ja kisha dale dot kurrë. Kam qene e lidhur me prindërit deri 18 vjeçe ndërsa me vëllain kemi qenë si shok. Por pas ndarjes nga burri i parë gjërat ndryshuan. 17 vjeçe u fejova, ndërsa 20 vjeçe u bëra nënë. Deri sa djali shkoi 4 vjeç ai nuk punonte. Djalin e takon vetëm 1 ose 2 herë në vit (djali nuk do që ta takojë babain e tij). Djalin e kam të sëmurë nga sytë. I kërkova lekë babait të tij (ish-burrit) se me duheshin për problemet me syrin që ka djali dhe ai nisi të tallej dhe unë i bëra bllok. Burrin e parë e njoha në shkollë. Pas dy vitesh në jetë erdhi djali. Me të u ndava pasi zbulova që ai kishte një tjetër, shoqen time të ngushtë. Më pas mora vesh që e kish lënë edhe atë shtatëzënë”-, rrëfen gruaja.




Pas zhgënjimit të parë Ina tha se u njoh me dikë tjetër, por në kushte jo të zakonshme, pasi ai ishte në burg.
“Njoha nga një mikesha ime dikë tjetër, i cili kishte qenë një herë i martuar. Kam qenë me celebrim, e kam njohur kur ka qenë burg. Me të linda një djalë i cili sot është 6 vjeç e gjysëm. Divorcin e bëra kur ai isha në burg, pasi mora vesh që ai fliste me një komshien time dhe një tjetër problem ishte vjehrra, e cila ishte shumë diskriminuese përsa i përket fesë time. Sot ai ka dalë nga burgu është martuar me dikë tjetër dhe nuk bën fare djalin”, shprehet 31-vjeçaria. Pas dy zhgënjimesh Ina rrëfen se rinisi jetën e saj në Tiranë. Aty ajo filloi të punojë në një biznes, që tregtonte ushqime të çastit ku ishte ortake me dikë tjetër. Fati desh të njihej me dikë i cili ishte klient.

Ina rrëfen se u dashurua me të, por problem ishte familja e djalit, e cila nuk donte që ai të merrte për grua një nënë me dy fëmijë. “U njoha me dikë tjetër kur erdha në Tiranë. Punoja këtu. Familja e tij nuk donte sepse isha me dy fëmijë, ndërkohë që isha shtatëzënë, ai më la për dikë tjetër. Më braktisi dhe nuk e njohu as fëmijën. Gjatë shtatzënisë se tretë (me bashkëjetuesin e tretë) familja me braktisi. Deri 6 muajshe doja ta hiqja atë fëmijë sepse nuk doja një të tretë. Askush nuk më strehonte, fëmijët e mi mbante nena por nuk me fliste. Jua mbajta të fshehur shtatzëninë e tretë dhe familja e mësoi vetëm kur isha gati të lindja. Një pastore më strehoi. Kam punuar kudo. Kam punuar si pastruese vetëm që fëmijët e mi të jetojnë. Partneri i tretë më detyroi ta lindja atë fëmijë se me thoshte se nëse nuk e lindja, atëherë nuk ishte i tij. Por vajza me dhemb me shumë në shpirt, pasi ka mbetur pa atësi. Nuk dua të shkojë në shkollë dhe të mbetet pa atësi e bija e kujt është. Me burrin e tretë nuk ndihesha mirë, pranoja gjithçka se nuk kisha ku të shkoja. Kur isha 6 muajshe më kërkoi që fëmijën ta hiqja. Por nuk e hoqa. Më pas ai më thoshte ‘hiqe fëmijën se unë nuk e dua me’. Më pas më tha; ‘Mbaje fëmijen se do vij’, në fakt nuk erdhi me kurrë”, tha gruaja me lotë në sy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.