AKTUALITET

Tritoli në banesë, KLGJ vendos mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkaj!

14:35 - 29.04.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshillit të Lartë Gjyqësor mori vendimin për të marrë në mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën e tij në Shkodër një ditë më parë.




KLGJ miratoi mbrojtjen, e cila do të jetë për 6 muaj, ndërsa pjesë e mbledhjes ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Kujtojmë se rreth orës 03.00 të mëngjesit të së dielës, gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos lëndë plasëse në oborrin e banesës së tij në qytetin e Shkodrës.

Gjyqtari ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush e ka bërë. “Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.

Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi reagim të fortë nga institucionet në vend, të cilët e konsideruan një akt kriminal dhe burracak.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.