Capital T, reperi shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, do të mbajë një koncert gjigant më datë 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Gjatë kësaj jave, ai ishte i ftuar në intervista të shumta për të folur për koncertin “Time Capsule”, ndërsa ditën e djeshme zhvilloi një intervistë me Ori Nebiajn dhe Isli Islamin në “Wake Up”. Gjatë bisedës në studio, Ori nisi të komplimentonte këngëtarin për anët e tij pozitive, duke e pyetur troç edhe nëse është single.
“Tani unë nuk e di, unë jam kështu, e skuqur. Po edhe i talentuar, po edhe i bukur, po edhe i mirë, po edhe modest, po edhe human. Ça të them!”- shprehet Ori. “Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn: “Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi.”- ka thënë Ori, ndërsa në studio kanë nisur të qeshurat.