AKTUALITET

“Duhen shumë para të dalësh që këtej”/ Shqiptarja flet nga kampi në Siri: Shteti na ka harruar

11:37 - 22.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klotilda Zani, nëna e 3 fëmijëve që ndodhet në kampin Al-Hol, ka dërguar një mesazh audio në emisionin “Open”.




Gjatë publikimit të audios, dëgjohet duke u shprehur se duhen shumë para për tu larguar nga aty, teksa këshillon vëllain që të mundohet të lidhet me shtetin pasi Kosova i kishte tërhequr qytetarët e saj:

“Këtu që të ikësh duhet pare e madhe, pastaj edhe Kosova ka ik, shteti i ka tërheq. Duhet të interesoheni më shumë ju familjet tona. Me gjithë atë shiko çfarë mund të bësh. Këtu duhet pare e madhe, përveç shtetit nuk bën kush gjë. Ne pasaportat nuk i kemi na i kanë marrë”.

“ Lekët i mora, jemi shumë mirë, pas 3 muajsh ka ardhur letra jote, vetëm gra jemi, burrat se di ku janë”, i thoshte ajo fillimisht të vëllait Florinit. Por në një mesazh të dytë thoshte: “Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur”. Ndërkohë vëllai i saj i bëri thirrje shtetit që të ndërhyjë sa nuk është vonë. Florini është një vëlla i cili kërkon rikthimin e motrës së tij nga kampet siriane.

Ai tha se motra e tij, Klotilda Zani ndodhet atje që prej vitit 2014 dhe ka 3 fëmijë. “ Unë jam drejtuar në Ministrinë e Jashtme dhe nuk më kanë pritur fare. Në polici po ashtu, por nuk merret njeri. Kam 4-5 muaj që merrem me këtë gjë dhe nuk më ndihmon njeri.

Motra më ka shprehur se do të kthehet. Shteti nuk është interesuar fare. Motra më ka thënë se jeton në një çadër dhe ka dhe 3 fëmijë është në një situatë të keqe, bashkëshorti nuk dihet ku është”, tha Florini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.