Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug-perëndim të Francës, ku humbi jetën një 15-vjeçare nga shembja e urës që lidh qytetet Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, 18 milje në veri të qytetit të Toulouse. Sipas mediave të huaja ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku një makinë, një kamion dhe ndoshta një automjet i tretë përfunduan në lumë, thanë autoritetet lokale.
Për fat të mirë në momentin që ura u shemb nuk kishte shumë qarkullim. Deri tani katër persona janë shpëtuar, por egziston frika se mund të ketë të tjerë të zhdukur. Sipas raporteve të mediave të huaja lokale, viktima, vetëm 15-vjeçe kishte qenë në një makinë me prindërit e saj në kohën e shembjes së urës.
Shfaq Komentet (0)