Gjykata e Kanadasë ka dënuar me 37 vite burg nënën 27 –vjeçare e cila kishte vrarë 3 fëmijët e saj të mitur. Brittany Renee Pilkington, pranoi se vrau fëmijët e saj të vegjël nga frika se mund të abuzonin seksualisht me vajzat kur të rriteshin. Përpara gjykatës së Ohios, e reja pranoi krimin mostuoz, ku mbyti fëmijët e saj Noah (3-muajsh) në gusht 2015, Gavin (4 vjeç) në prill 2015 dhe foshnjen Niall në korrik 2014. Bashkë me të gjykata dënoi dhe bashkëshortin e saj Joseph Pilkington, i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me Brittany kur ajo ishte 17 vjeçe. Ajo mbetë shtatzënë dhe u detyrua të martohej me të.
Ngjarja ka tronditur prej vitesh publikun kanadez. Avokatët e 27-vjeçares pretenduan se ajo vuan nga dëmtimet në tru si dhe është abuzuar në fëmijëri.