Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte arratisur nga burgu në Carinola, më datë 26 maj 2019.
Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar, Ervis Markja i cili ishte prangosur për akuzat e vjedhjes së apartamenteve dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.
Markaj arriti të arratiset nga burgu së bashku me mikun e tij, Adriatik Gega, ky I fundit ende në arrati, duke prerë hekurat e qelisë dhe duke ikur me ndihmën e çarçafëve, raportojonë mediat italiane.
27-vjeçari u gjurmua dhe u zbulua pranë Napolit, në një vend ku ish e dashura e tij po festonte ditëlindjen. Agjentë të policisë ishin kamufluar si të ftuar, duke bërë edhe arrestimin e tij. Operacioni, i planifikuar deri në detajet më të vogla, u krye pas një aktiviteti hetimi të detajuar, intensiv dhe të pandërprerë i drejtuar nga Prokurori i Republikës së Santa Maria Capua Vetere dhe i deleguar në Policinë Gjyqësore.
Policia kishte studiuar me kujdes lidhjet që Markja kishte me botën e jashtme. Markja kishte arritur të arratisej, duke vënë në lëvizje njohjet e tij me shqiptarë të tjerë që jetonin në Campania. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Napolit.