Katër shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi dhunuan dhe grabitën një 85-vjeçar në Lignano të Italisë.
Bëhet fjalë për shtetasit Taulant Frroku, 30 vjeç, Zef Haxhia, 29 vjeç, Vuka Aviljam, 28 vjeç e Eugen Gjonaj, 26 vjeç, rezident në Forlì.
85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera. Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.
4 shtetasit shqiptarë aktualisht po mbahen në paraburgim në burgun e Udineses.
Shfaq Komentet (0)