Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Itali. Nga të dhënat e para mësohet se viktima e dytë është një grua, 67 vjeçe, në rajonin e Lombardisë, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet italiane.
Ditën e djeshme humbi jetën dhe Adriano Trevisan, i cili nga qyteti i Venetos kishte rezultuar pozitiv me virus rreth 10 ditë më parë, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në trajtim mjeksor, pa mundur që tia dalë të mbijetojë.
Në të gjithë Italinë është vendosur alarmi për koronavirusin pasi vetëm në Lombardi janë evidentuar 14 raste me persona të prekur nga virusi i rrezikshëm kinez. Trevisan ishte një murator në pension, ndërsa vajza e tij ishte kryetare e Bashkisë së Padovës.
Të infektuarit janë të shpërndarë në 2 rajonet veriore, ku shumica e të infektuarve 14 persona janë regjistruar në Lombardi e 2 në Veneto.
Ministria e Shëndetësisë në Itali është duke punuar për ngritjen e karantinave jashtë spitaleve, ku derimë tani janë bërë kushtet gati për rreth 100 persona. Po ashtu në disa zona janë mbyllur edhe shkollat.