Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një person.
Viktima është përplasur nga një automjet i cili drejtohej nga 21-vjeçarja me iniciale K.Gj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)