Një 47 vjeçar ka kërcënuar me mjet prerës shtetasen me iniciale A.V, mjeken e Qendrës Shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjës dhe për pasojë u arrestua nga policia.
I arrestuari me iniciale G.K ka shkuar në zyrën e mjekes dhe i ka kërkuar rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që shtetasi në fjalë është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kërcënuar atë me thikë.
Njoftimi i policisë:
Lushnje
Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.
Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.