Benjamin Netanyahu bëhet me dije se ndodhet në izolim. Mediat izraelite bëjnë me dije se ai dhe stafi i tij janë tashmë në karantinë, pasi kanë pasur kontakte të ngushta me Rivka Paluch, parlamentarja e cila është diagnostikuar me COVID-19. Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe stafi i tij do të izolohen përkohësisht deri në në përgjigjen e testit që do të zbulojë nëse ai ka marrë virusin.
Zyra e tij deklaroi se profesionistë të Ministrisë së Shëndetësisë po kryenin një studim të plotë për të përcaktuar se çfarë duhet të bëhet më pas. Tregimet e para të studimit tregojnë se nuk ka nevojë që Netanyahu të hyjë në karantinë, sepse ai nuk u takua me Paluch dhe nuk ra në kontakt të ngushtë me të. Ata nuk ishin në të njëjtën dhomë gjatë dy javëve të fundit. Netanyahu është në koordinim me mjekun e tij personal, si dhe ka ruajtur në mënyrë rigoroze kufizimet e shëndetit dhe po kryen shumicën e punës së tij nga shtëpia e tij dhe shumicën e konsultimeve të tij me video.