Ndërsa qytetarët janë të detyruar të respektojnë masat e ndërmarra nga qeveria ndaj COVID-19, duket se vetë ata nuk i respektojnë.
Mediat e huaja kanë shkruar se kryeministri rumun, Ludoviç Orban ka shlyer një gjobë prej 550 euro për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe zhvillim të takimeve në godinën e Qeverisë, ku disa ministra dhe pjesëmarrës të tjerë nuk respektuan distancën sociale që shmang përhapjen e koronavirusit.
Mediat rumune kanë publikuar disa fotografi ku kryeministri Ludovic Orban dhe qeveritarët e tjerë shihen duke pirë duhan në tryezën me ushqim dhe shishe me alkool.
Shfaq Komentet (0)