Kryesore

Nga biblioteka e Nolit, te teatri i Londrës, një flashmob për Teatrin Kombëtar një muaj pas shembjes

15:15 - 19.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milano-Itali, Vjenë dhe Linc-Austri, Londër-Britani e Madhe, Boston-SHBA, Galway-Irlandë, Coquitlam-British Columbia, Kanada, Tiranë-Shqipëri. Një muaj pas shembjes së kompleksit të Teatrit Kombëtar, më 17 qershor 2020, artistë e qytetarë u bënë bashkë në një nismë artistike-qytetare flashmob, që aktivizon komunitetin shqiptar në diasporë para teatrove kryesorë të qyteteve ku jetojnë dhe në Tiranë, në sheshin e Teatrit para rrethimit të imponuar nga akti barbar i pushtetit mbi kujtesën historike, trashëgiminë kulturore dhe dinjitetin e shqiptarëve.




Në bazë të nismës së parë flashmob që ndodhi të mërkurën në Tiranë, qëndron nisma “Tabula rasa” e shtatë artistëve pamorë shqiptarë dhe italianë, të cilët kanë aktivizuar komunitetin ndërkombëtar të mbajë qëndrim artistik mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, duke punuar grafikisht mbi gjurmët e ndërtesave të rrafshuara më 17 maj. Deri më sot 76 artistë (emrat mund t’i lexoni në mbyllje të këtij shkrimi) janë bërë pjesë e kësaj nisme, pasqyruar dhe përditësuar rregullisht në blogun me të njëjtin titull. Artistja Iva Lulashi u koordinua në Milano me miqtë e saj dhe të gjithë dhanë lejen për sjelljen fizike të kësaj nisme në Tiranë, nëpërmjet një mjeti të rëndësishëm që lidh në një: idenë e protestës përmes blogut në internet me punime grafike me atë të banderolës në të cilën rrjedhin 76 grafikët. Vendosur mes tyre qëndron konstatimi dhe thirrja: Ne ringremë Teatrin!

Qytetarët e Tiranës, Shqipërisë, qytetarë të botës që sheh përtej dhe angazhohet me një gjest, grafikë, pankartë, artikull, email, protestë, fjalë të shprehur në rrugë apo deri në institucionet më të larta ndërkombëtare. Ringritja nis papritmas, me një akt të qartë të befasishëm, që jepet në ditën e parë përkujtimore për krimin që pushteti kreu mbi qytetin dhe qytetarët e tij, mbi shqiptarët dhe europianët, trashëgimia kulturore e të cilëve u rrafshua në formën e befasishme sikurse pushteti e kreu, me një moto që është përhapur kudo e në shumë gjuhë: aty ku ishte siç ishte.

teatatat teatatata etatatatat etattaatat
<
>

 

Flashmobet që u zhvilluan paralelisht në Vjenë dhe Linc-Austri, Londër-Britani e Madhe, Boston-SHBA, Galway-Irlandë, Coquitlam-British Columbia, Kanada sollën në mënyrë kreative mesazhet e mbështetjes për qëllimin e ringritjes së teatrit aty ku ishte siç ishte. Burgtheater, Landestheater Linz, National Theatre London, Town Hall Theater Galway, teatri i qytetit dhe Evergreen cultural centre në Coquitlam British Columbia, Kanada përbënë sfondin ndërkombëtar teatror në këtë flashmob. Përjashtim në mënyrën se si u realizua u bë në nismën e Bostonit, që në emër të forumit “Miqtë e Bibliotekës së Nolit” u krye në mjediset e Bibliotekës së Nolit ku shkrimtari, përkthyesi, diplomati, politikani, oratori, historiani e njeriu i shquar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare  – një nga figurat më poliedrike shqiptare, zhvilloi një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij intelektuale. Një mesazh i fortë mbështetës shëtiti përmes fotove në mjediset e ndryshme të kësaj biblioteke.

Në pak ditë, artistët e qytetarët arritën të organizoheshin me formën më të thjeshtë e më të sigurt të komunikimit, atë pa bujë, përmes kalimit gojë-më-gojë e përmes mesazheve private, ashtu siç e kërkon një flashmob. Dhe efekti ishte ai që pritej. Policët u shtuan nga një, në disa, në disa dhjetëra.

Duart simbolikisht e ngritën dhe mbajtën banderolën lart, një dron fiksoi pamjen në krah të rrethimit të skenës së krimit dhe flashmob u shpërbë me një premtim të artistëve dhe qytetarëve se të tjerë do të zhvillohen së shpejti, nën shenjën e Teatrit dhe kreativitetit për të goditur në një formë ndryshe të keqen.

* Artistët e përfshirë deri më sot në nismën Tabula rasa:

Jacopo Valentini, Paolo Ciregia, Matteo Pizzolante, Iva Lulashi, Fabio Roncato, Margoux Bricler, Pietro Catarinella, Jetmir Idrizi, Stefano Non, Irene Fenara, Ergin Zaloshnja, Matteo Campulla, Silvia Bigi, Dario Picariello, Emanuele Resce, Ruth Beraha, Andrea Martinuçi-Polmoni, Silvia Argiolas, Davide Sgamboro, Eni Derhemi, Gerdi, Jaspal Birdi, Fausto Janaçone, Aleksander Velišcek, Elisa Crostella, Stefano Romano, Dorian Cani, Filippo Berta, Marlin Dedaj, Sergio Giusti, Livia Mastrangelo, Laura Paja, Thomas W. Kuppler, Alberto Biasutti, Lori Lako, Lorena Kalaja, Roberto Amoroso, Vanni Cuoghi, Giuseppe Stampone, Emanuele Cristina Destefani, Daniele Spanò, Floida Skraqi, Leda Lunghi, Chiara De Maria, Salvatore Falci, Lucrezia Minerva, Matteo Costanzo, Caterina Shanta, Xhulian Millaj, Elsa Barbieri, Elsaida Musiq, Cosimo Filippini, Michele Badin, Silvia Hell, Matteo Faoletti Franzato, Pietro Gaglianò, Silvia Mantellini Faieta, Alessandra Maçari, Carlo Sala, Laura Baffi, Elsamina Musiq, Melania Fusco, Driton Selmani, Ylenia DeRoço, Andreas Zampella, Blerta Hoçia, Anna Laura Esposito, Risha Paterlini, Adalberto Abbate, Matilde Sambo, Johana Klemo, Rebeça Moçia, Daniela Capra


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.