Kryesore

“E vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave”, Presidenti Meta: Opinioni i “Venecias” nuk ka vend për interpretime, koha për ta zbatuar

18:14 - 29.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta, presidenti i Republikës, ka bërë të ditur se nuk është momenti për interpretime mbi opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.




Sipas Metës, tani është koha për ta zbatuar këtë opinion në lidhje me emërimet e anëtarëve të rinj të dy gjykatave, si e vetmja rrugë sipas tij, për hapjen e negociatave.

“Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”, – shkruan ndër të tjera, Meta.

Postimi i plotë:

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT TË REKOMANDIMEVE TË KOMISIONIT TË VENECIAS, PËRMES BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT DHE KONSTRUKTIV.
Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.