Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, duket se nuk shkëlqen vetëm në karrierë, por mesa duket ka dhe një pasion tjetër të sajin. Miqtë dhe familjarët e saj janë tashmë të njohur me faktin se këndi i preferuar në shtëpinë e saj është kuzhina. Manjola është një kuzhiniere shumë e zonja, e cila përgatit pjata shumë të shijshme. Duke e njohur pasionin e bashkëshortes, burri i Manjolës i ka bërë asaj një dhuratë shumë të veçantë e origjinale, një përparëse kuzhine, në të cilën shkruhet “Manjola, queen of the kitchen”. Këngëtarja e ka postuar foton në instagram duke shtuar me humor:
“Hajde motivim hajde. Do e gdhi mbi tenxhere tani, u pa puna”.
Ende nuk e dimë nëse e gdhiu me të vërtetë Manjola mbi tenxhere duke gatuar për familjen, por një gjë është e sigurtë, dhurata e bashkëshortit të saj, Sokolit, ishte e qëlluar.