Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë që u regjistruan mëngjesin e sotëm në parkingun e një hoteli në Tushemisht.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, duke dëmtuar 6-7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.
Siç raporton gazetarja Kodra, ky ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, ku u qëlluan makinat e parkuara, duke dëmtuar edhe mjete të pushuesve.
Ndërkohë, mësohet se pronari i hotelit është shtetasi me iniciale J. M.
Shfaq Komentet (0)