Kryesore

“Shtyhet dialogu Kosovë-Serbi, shkak situata e krijuar nga koronavirusi”, zyrtari i lartë i BE jep lajmin

19:15 - 25.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, i paraparë të zhvillohet të hënën në Bruksel, është shtyrë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.




Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter.

Një ditë më herët, Lajçak konfirmoi se të hënën do të zhvillohet takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç.

Ai tha se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve. Lajçak nuk dha detaje se për sa kohë është shtyrë takimi i radhës.

Disa shtete të Evropës, përfshirë Belgjikën, janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Procesi është zhvilluar gjatë gjithë kohës me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së. Këtë muaj në Uashington, dy palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.