Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka komunikuar ditën e sotme vendimin e tij të dorëheqjes pranë Këshillit të Ministrave. Në këtë mënyrë Italia hyn në një krizë politike në një moment të vështirë që po kalon për shkak të COVID. Pritet që presidenti Sergio Mattarella të fillojë konsultat me të gjitha forcat politike si Pd , M5s dhe Leu për gjetjen e një zgjidhje sa më të lehtë e deri tek ekstremi që do të ishte shkrirja e Dhomës.
Conte do të kalojë 48 orët e ardhshme duke u përpjekur t’i mbijetojë kësaj krize gjithashtu, ai ka vetëm dy ditë kohë për të qenë në favor të ngritjes së një grupi teknik dhe të marrë detyrën që të formojë një ekzekutiv ‘shpëtimit kombëtar.’
Shfaq Komentet (0)