Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku mbeti i plagosur një 29-vjeçar. Sipas policisë, dyshohet se i riu u vetëplagos me thikë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Policia ka arritur në këtë përfundim, pasi i riu u gjet nga një klient i lokalit në tualet me thikë në dorë dhe i plagosur.
29-vjeçari punonte kamerier në lokalin ku punonte në zonën e plazhit. Megjithatë vetëm kur të përmendet e të merret në pyetje nga policia do zbardhet arsyeja e vetëplagosjes apo nëse e kanë plagosur.
Shfaq Komentet (0)