Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Çukë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J.Dh. Të njëjtat burime thanë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)