AKTUALITET

DW: Refugjatët afganë në Shqipëri ende presin vizën amerikane

10:16 - 31.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi një mijë refugjatë afganë që jetojnë në Shqipëri presin që SHBA të miratojë kërkesat e tyre për azil. Shumë kanë frikë se mund të mbeten aty – dhe po shohin se ëndrrat e tyre për një jetë në SHBA po vijnë duke u zbehur.




Gazetarja e DW, Fanny Facsar, ka kontaktuar me një gazetar afgan në Shëngjin, Elyas, i cili vazhdon të qëndrojë në hotelin ku i ka strehuar qeveria shqiptare prej disa muajsh. Elyas tregon se ndihet i pafuqishëm për të ndihmuar dy motrat e tij që kanë mbetur në Afganistan dhe i kanë detyruar të ndërpresin studimet.

Gazetarja e DW është fokusuar tek një Statujë e Lirisë në miniaturë, e cila është ngritur përpara hotelit, duke ua kujtuar përditë familjeve afgane dhe intelektualëve të tjerë të strehuar në këtë hotel se cili është destinacioni i tyre final, por ku rruga ende nuk është hapur dhe supozohej se Shqipëria të ishte vetëm një vend tranzit.

Gazetarja Facssar ka shkuar edhe në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë për të mësuar se kur pritet të largohen këta refugjatë nga Shqipëria dhe ka marrë një deklaratë ku nuk nuk kishte asgjë premtuese nga Silvana Banushi, një zyrtare shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.