Rëndohet bilanci në aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Njësitë e shpëtimit kanë nxjerrë nga makina edhe 2 persona të pajetë. Aktualisht operacioni i shpëtimit ka mbaruar dhe 5 personat kanë mundur të dalin nga makina, por vetëm 2 prej tyre gjallë.
Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan, ku një makinë humbi kontrollin duke përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin. Makina ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe operacioni ishte i vështirë.
Shfaq Komentet (0)