![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur edhe në lidhje me nismën e qeverisë për Këshillimin Kombetar. Për News24, ai tha se nuk e ka idenë nëse formulari i ka mbërritur në shtëpi apo jo, pasi për momentin jeton në vilën qeveritare numër 4.
Kreu i Shteti tha mendimin e tij për këtë nismë, duke u shprehur se ajo që ka më tepër rëndësi është të miratohet ligji për referendumin.
Ndërkohë në lidhje me çështjen e Ballkanit të Hapur, Meta deklaroi se kjo nismë nuk mund të funksionojë pa Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.
Ndërsa për legalizimin e kanabisit në vend, Presidenti tha se çështja e drogave në vendin tonë është një problem shqetësues dhe se qeveria nuk po raporton sipas ligjit për masat dhe arritjet në këtë drejtim.
Ju ka mbërritur në shtëpi formulari i Këshillimit Kombëtar?
Meta: Nuk e di, sepse unë për momentin për momentin qëndroj në vilën 4 që është rezidencë qeveritare. Duhet të pyesim mamanë e Monikës.
Shpresoj që shumë shpejt të kemi funksional ligjin për referendumet. Po nuk e bëri kjo qeveri do ta bëjë qeveria dhe kuvendi i ardhshëm që shqiptarët të kenë mundësi të vendosin përmes referendumet. Shumë mirë që bëjnë komunikime virtuale, por duhet të takojnë edhe nënë Lizën dhe ata banorët e 5 majit.
Nisma Open Ballkan?
Meta: Dihet që nuk ka kufi mes Shqipërisë dhe Serbisë, sepse mes nesh është një shtet i pavarur si Kosova. Nuk mund të ketë një bashkëpunim të vërtetë pa një bashkëpunim të barabartë mes 6 vendeve të rajonit dhe në mënyrë të veçantë pa qenë e barabartë Kosovë.
Legalizimi i kanabisit?
Meta: Kjo çështja e drogave është problem alarmant dhe u bë kohë që qeveria nuk raporton sipas ligjit për masat dhe arritjet në luftën kundër drogës.
Ndërsa i pyetur nëse kishte ndonjë këshillë për kryeministrin Rama, Meta tha: “E kam këshilluar aq shumë sa nuk kam arsye tu marr kohë me këshilla, aq më tepër që ata janë këshilluar me popullin”.