![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Protestues të shumtë në numër kanë bllokuar qarkullimin në Unazën e Vogël nga të dyja në anët ku ajo kryqëzohet me bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kjo ka shkaktuar një radhë të gjatë automjetesh, duke paralizuar trafikun në zemër të Tiranës.
Ajo që ra fillimisht në sy ishte qetësia e shoferëve të zënë në kurthin e trafikut, të cilët kanë fikur makinat duke u pajtuar me protestuesit që janë ngritur kundër rritjes së çmimit të naftës.
Por më pas makinat janë kthyer dhe kanë lëvizur në sens të kundërt duke zhbllokuar disi trafikun. Megjithatë ka ende makina të cilët janë ngecur në trafik.
“Ministresha na tha dilni në këmbë. Ne kemi zbatuar urdhërin. Ne dolëm me shpresën që s’do kishte makina po ja ku paska”, th me ironi një nga protestuesit, të cilët vijojnë të mbajnë ende të bllokuar lëvizjen e mjeteve.