![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në kuadër të nismës “EUSAIR”, 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 nga vendet e rajonit do të jenë në Shqipëri më 16-18 maj. Bukuritë e vendit, pjesë nga videoja e publikuar Bukuritë e vendit, pjesë nga videoja e publikuar
Në kuadër të nismës “EUSAIR”, 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 nga vendet e rajonit do të jenë në Shqipëri më 16-18 maj. Lajmin e dha ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një videoje të shkurtër përshkruese lidhur me forumin e 7-të të nismës rajonale EUSAIR.
Nën moton e presidencës shqiptare “BE – Rinia – Shkëmbimi Kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”, në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës.
“Shqipëria një diamant i fshehur i Mesdheut. Aty ku Adriatiku dhe Joni takohen në tokën e shqiponjave.”, kështu thuhet në videon e publikuar, ndërsa shfaqen bukuritë e natyrës së vendit tonë.
Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2014. Strategjia është zhvilluar bashkërisht nga Komisioni dhe vendet dhe palët e interesuara të Rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit.