Feyenoord doli i mposhtur pas 90 minutave në stadiumin Air Albania, teksa holandezët humbën me rezultatin 1-0 ndaj Romës pas një goli të shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Një finale që dhemb për Feyenoord teksa tifozët holandezë ishin përgatitur për të fituar, ndërsa në Roterdam nuk e kanë përjetuar aspak mirë rezultatin që ka prodhuar fusha në Tiranë.
Nga pamjet që raportojnë mediat holandeze, tifozët kanë krijuar trazira duke thyer me gurë vitrinat e dyqaneve teksa policia ka zbritur në terren dhe është detyruar të përdori edhe forcën për të rivendosur rendin.
we lost the finals 💀 #romfey #feyenoord #rotterdam pic.twitter.com/M644v6NReS
— COREAL 🐬 (@drownmecoreal) May 25, 2022
Bordje.. Moet…Er.. Uit… #rotterdam https://t.co/xQMczGnL2k
— Lisa Karina (@lisakarina) May 25, 2022