Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë vendosi të vijojë bojkotin e seancave gjyqësore si dhe masave të sigurimit prej datës 27 – 29 qershor.
Kjo sipas kreut të Dhomës së Avokatisë, Durim Bajramaj vjen si një masë shtrënguese për mos reagim të instancave qendrore të qeverisë shqiptare.
Bojkoti i masave të sigurimit, sipas avokatëve do të çonte në kolaps sistemin e drejtësisë. Vendimi për vetëm tre ditë bojkot vjen në pritje të zhvillimit të interpelancës së kërkuar nga opozita shqiptare, ministrit të Drejtësisë në Parlament.
Shfaq Komentet (0)