![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kënga më e re e Era Istrefit “Redrum”, ka tejkaluar çdo pritshmëri. Njerëz nga e gjithë bota thonë se kënga është e mrekullueshme dhe nuk ndalen se dëgjuari, madje ka edhe nga ata që thonë se Era Istrefi është një Rihanna e bardhë dhe të tjerë që kundërshtojnë, duke thënë se ajo është thjeshtë Era Istrefi, unike. Por pas një super produksioni, qëndron gjithmonë një “dështim” i vogël që zbeh punën e bërë.
Këtë rast ka qenë veshja shumë e komentuar ajo që ka nxjerrë zbuluar këngëtaren e famshme. Faqja “Vipat e Bllokut” ka postuar një foto të Erës gjatë këngës, duke zbuluar të grisurën në fund të fustanit. Nuk dihet nëse është një incident i momentit, apo një pakujdesi e stafit që ka lejuar një pamje të tillë, në një këngë që ka prekur tashmë renditjet ndërkombëtare.